Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Koçiu reagon pas përplasjes së protestuesve me Policinë: Dhuna nuk është zgjidhje

Koçiu reagon pas përplasjes së protestuesve me Policinë:

Pas përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit para Ministrisë së Arsimit, ka reaguar zëvendëskryeministrja Albana Koçiu. Përmes një postimi në Facebook, Koçiu dënoi aktet e dhunës, duke akuzuar organizatorët politikë se po përdorin të rinjtë për qëllimet e tyre.

Reagimi i zëvendëskryeministres Albana Koçiu në Facebook:

"E trishtë të shohësh se si kultura e protestës degradon në një dhunë të orkestruar dhe, me sa duket, të “provokuar” rëndë nga pllakat e trotuareve.

Dhuna nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë zgjidhje. Zhurma e gurëve, sulmet ndaj institucioneve dhe Policisë së Shtetit, si dhe shkatërrimi i pakuptimtë i pronës publike, nuk janë gjuha me të cilën i ka hije rinisë të shprehet, por zakoni i vjetër i atyre që i përdorin të rinjtë për të mbuluar paaftësinë e tyre politike.", shkruan zëvendëskryeministrja./K.C/dritare.net