Përshkallëzohet protesta e studentëve, policia shoqëron disa protestues
Tuesday 13 October 2026, 16:04
Dritare.net

Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione, ndërsa policia ka nisur shoqërimin e disa protestuesve pas përplasjeve fizike.
Të rinjtë janë mbledhur këtë të martë përpara godinës së ministrisë, në një protestë të paralajmëruar prej ditësh. Tubimi ka nisur me thirrje dhe tensione, ndërsa protestuesit kanë lyer fasadën e godinës me bojë të kuqe dhe kanë hedhur vezë, sende të ndryshme, tullumbace me ujë dhe kapsolla në drejtim të saj.
Në terren ndodhen dhjetëra efektivë policie, ndërsa pas nisjes së protestës janë shtuar forcat e rendit për të menaxhuar situatën.
Protesta vijon mes tensioneve, ndërsa policia ka ndërhyrë dhe ka nisur shoqërimet pas përplasjeve./dritare.net
