Tensione para Ministrisë së Arsimit/ Studentët shkulin gardhin metalik
Dritare.net

Protesta e studentëve dhe grupit të protestuesve të “Flamingove” para Ministrisë së Arsimit ka përshkallëzuar në akte dhune, pas rreth një ore nga nisja e tubimit.
Të rinj të maskuar kanë shkulur kangjellat e trotuarit dhe kanë goditur rrethimin e institucionit, duke shembur një prej portave dhe duke depërtuar në oborrin e Ministrisë. Protestuesit kanë qëlluar me pllaka trotuari drejt godinës, ndërsa një pjesë e xhamave është thyer.
Gjatë protestës, me thirrjet “Dorëheqje” dhe “Ju erdhi fundi”, drejt godinës janë hedhur gjithashtu vezë, gurë, kapsolla, fishekzjarre dhe flakadanë.
Policia ka ndërhyrë duke krijuar një kordon sigurie brenda oborrit të Ministrisë së Arsimit. Përballë përshkallëzimit të situatës, efektivët kanë përdorur spray piperi, ujë dhe gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë protestuesit./L.F-dritare.net