Kush janë autorët e vërtetë të protestës! Flet Lavdrim Lita!
Dritare.net

Eksperti i sigurisë Lavdërim Lita, i ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në Dritare TV, analizoi ngjarjet e ditës së djeshme në Tiranë, ku protesta e nisur nga studentët përpara Ministrisë së Arsimit u shoqërua me dhunë dhe dëmtime të institucioneve shtetërore e bizneseve private.
Sipas Litës, ndryshe nga 14 shtatori i vitit 1998, protesta e sotme nuk ka një autor të vetëm. Ai u shpreh se në të marrin pjesë grupe të ndryshme, mes tyre studentë, tifozë të skuadrave të futbollit, të rinj nga periferia e Tiranës dhe një pjesë e mbështetësve të Partisë Demokratike. Lita theksoi se studentët nuk kanë plaçkitur, por se në protestë ka pasur individë që ai i quajti “profesionistë të protestës”.
Sipas Litës në protestë ka segmente që mbështeten nga jashtë, duke përmendur Turqinë.
Për zhvillimet e ardhshme, Lita parashikoi se protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.