Na ndiqni edhe në

Editorial

Tri simbolet e 13 tetorit dhe thirrja digjeni Tiranën!

Tri simbolet e 13 tetorit dhe thirrja digjeni Tiranën!

Editorial nga Dritare Tv

1. Klevi Metaj, heroi i një nate

Quhet Klevi Metaj. Është 22 vjeç, nga Gjirokastra, i diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë.

Më 13 tetor, pamjet e tij duke u përballur fizikisht me gjashtë efektivë të policisë, të armatosur me shkopinj gome, bënë xhiron e rrjetit. Për disa u bë hero. Për të tjerë, simbol i dhunës së protestës.

Por historia e tij ka edhe një anë tjetër.

Nëna e tij Brikena Metaj është drejtore PR ne Universitin “Eqerem Cabej”, Gjirokaster . Babai, Arben Metaj, ka qenë shef i Kufirit në Kakavijë. Në tetor 2025, ai u arrestua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në lidhje me një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 71-vjeçareje.

Pra, djali i një ish-drejtuesi policie u përball me policët në rrugë. Një student drejtësie përfundoi i prangosur te dera e Ministrisë së Arsimit.

Çfarë e nxori këtë djalë në përballje? Revolta ndaj qeverisë? Zemërimi ndaj sistemit? Një histori personale? Nuk e dimë.

Por dimë se brenda pak orësh ai u kthye në simbol. Dhe kjo është një nga pamjet më domethënëse të 13 tetorit: një shoqëri që kërkon heronj te të rinjtë që përleshen me policinë.

Tri simbolet e 13 tetorit dhe thirrja digjeni Tiranën!


2. Djali 19-vjeçar me këmbën e thyer

Simboli i dytë është një tjetër djalë. Vetëm 19 vjeç.

Ai përfundoi në Spitalin e Traumës me frakturë të kërcirit të djathtë, pas ngjarjeve të 13 tetorit.

Kur gazetaret e pyeten kush e kishte dëmtuar, ai akuzoi policët dhe tha se nuk kishte qenë fare pjesë e protestës.

Mjeku Agustin Suma, shefi i Urgjencës së Traumës, konfirmoi frakturën dhe sqaroi se gjendja e të riut ishte stabilizuar.

Pas ngjarjes, u raportua pezullimi i katër efektivëve të policisë dhe i shefit të Rendit të Komisariatit Nr. 1

Klevi Metaj u bë hero sepse u përball me policinë. Djali tjetër u bë simbol sepse pretendon se policia e dhunoi pa qenë protestues.

Dy të rinj, dy histori të ndryshme, por një pyetje e përbashkët: çfarë ndodh me shtetin dhe me qytetarin kur protesta kthehet në dhunë?

Tri simbolet e 13 tetorit dhe thirrja digjeni Tiranën!

3. Nata që ende kërkon autorët
Pas përplasjeve te Ministria e Arsimit, protesta u zhvendos drejt Bashkisë së Tiranës. U thye dera, disa protestues hynë në godinë dhe u raportua zjarr. Në rrugë pati dëmtime të tjera dhe mbi 13 të lënduar, përfshirë protestues, policë, gazetarë e kalimtarë.
Por kush e mori drejtimin e protestës kur ajo kaloi në dhunë? Studentët që e nisën? Grupi i quajtur “Flamingot”? Militantë politikë te PD?
Nuk ka ende prova të mjaftueshme për t'i dhënë një autorësi të vetme përshkallëzimit edhe pse ne fund ishte Berisha ai që doli për median duke ftuar sot në protestë perseri.

Tri simbolet e 13 tetorit dhe thirrja digjeni Tiranën!


Mesazhi i 13 tetorit

Nëse 13 tetori do të mbahet mend për një djalë që goditi policët, një tjetër që përfundoi me këmbën e thyer dhe institucionet që u sulmuan, atëherë mesazhi i së martës u dogj në flakët e protestës. Sot, më 14 tetor, dikush duhet ta artikulojë me zë të plotë. Por, para se ta bëjë, le t’u kujtojmë se Tirana është e jona: edhe e policëve që e mbrojnë, edhe e atyre që e sulmojnë, edhe e atyre që do ta pastrojnë. Tirana është i vetmi kryeqytet që kemi. Është i yni, i shqiptarëve, jo i kujtdo që bën thirrje në TikTok: “Digjeni të gjithë, se ai vend nuk bëhet!”/ dritare.net