Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Agjencia për Media dhe Informim: Nuk ka studentë në intubim, mos bini pre e dezinformimit!

Agjencia për Media dhe Informim: Nuk ka studentë në intubim, mos

Agjencia për Media dhe Informim ka përgënjeshtruar informacionet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, sipas të cilave dy studentë të lënduar gjatë protestës ndodhen në intubim, duke i cilësuar ato të pavërteta.

Përmes një njoftimi, Agjencia u bën thirrje qytetarëve të mos besojnë dhe të mos shpërndajnë informacione të pakonfirmuara, të cilat mund të krijojnë panik dhe shqetësim të panevojshëm te publiku dhe familjarët e personave të lënduar.

"Informacioni që po qarkullon në disa faqe në Instagram dhe platforma të tjera, sipas të cilit dy studentë ndodhen në intubim, është i pavërtetë!

Mos bini pre e dezinformimit!

U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë dhe të mos shpërndajnë informacione të pavërtetuara, të cilat krijojnë panik dhe shqetësim të panevojshëm te publiku dhe familjarët.

Agjencia për Media dhe Informim u bën thirrje qytetarëve të informohen vetëm përmes burimeve zyrtare dhe të besueshme, duke shmangur burimet që përhapin informacione të rreme apo çorientuese.

Informacioni zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës, qofshin protestues apo punonjës të Policisë së Shtetit, përcillet nga institucioni kompetent, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale.", thuhet në njoftim./dritare.net