Taulant Balla: Shërim të shpejtë djalit tonë nga Librazhdi!
Wednesday 14 October 2026, 06:06
Dritare.net

Taulant Balla ka reaguar pas lëndimit të 19-vjeçarit Ledion Ballës gjatë protestës së zhvilluar dje në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla i uron të riut shërim të shpejtë dhe thekson se hetimi duhet të zbardhë plotësisht rrethanat e dëmtimit të tij, si dhe të përcaktojë përgjegjësitë individuale.
“Shërim të shpejtë Ledion Ballës, djalit tonë nga Librazhdi, që s’kishte asnjë lidhje me huliganët. Hetimi i plotë duhet të nxjerrë shkakun e frakturës në këmbë dhe përgjegjësitë individuale. Kurrsesi ky rast nuk duhet të përdoret kundër Policisë së Shtetit”, shkruan Balla./dritare.net