Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama kritikon Evropën nga Berlini: Ishte gabim strategjik ndërprerja e komunikimit me Rusinë!

Rama kritikon Evropën nga Berlini: Ishte gabim strategjik ndërprerja e

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar mënyrën se si Evropa ka menaxhuar komunikimin diplomatik me Rusinë që prej nisjes së luftës në Ukrainë. Nga Berlini, ku po merr pjesë në samitin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”, Rama deklaroi se mungesa e një grupi përfaqësues evropian për dialogun me Moskën ka qenë një gabim strategjik. Ai përshëndeti vendimin e marrë në Dublin për krijimin e një grupi që do të përfaqësojë Evropën në komunikimet e mundshme me Rusinë, duke shprehur shpresën se ky hap do t'i japë një shtysë të re përpjekjeve diplomatike.

“Është një moment dhe një mundësi e mirë për t'u mbledhur këtu, në këtë Koalicion, pas asaj që po ndodh dhe asaj që u vendos në Dublin, për të pasur më në fund një grup përfaqësues që të flasë në emër të gjithë Evropës në një komunikim të mundshëm me Rusinë. Thashë se është një gjë që duhej bërë dhe që më në fund ndodhi. Evropa vendosi të ketë një grup në vijën e parë që do ta përfaqësojë në një komunikim të mundshëm me Rusinë, sepse ka qenë një gabim strategjik që kjo nuk u bë që në fillim. Në fillim pati disa komunikime dhe më pas gjithçka u ndërpre. Tani, shpresojmë, komunikimi ka rifilluar dhe mbetet të shohim se si do të shkojë”, tha Rama./dritare.net