Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama mbërrin në Berlin, pritet nga kancelari Merz!

Rama mbërrin në Berlin, pritet nga kancelari Merz!


Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Berlin, ku është pritur në Kancelarinë Federale nga kancelari gjerman Friedrich Merz, në kuadër të takimit të nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”.

Takimi, i organizuar me ftesë të kancelarit Merz, mbledh përfaqësues të vendeve aleate për të diskutuar të ardhmen e Ukrainës, me fokus të veçantë garancitë e sigurisë pas përfundimit të luftës me Rusinë dhe planet për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Në bisedime pritet të marrin pjesë edhe të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët do të zhvillojnë takime me zyrtarë ukrainas dhe përfaqësues evropianë, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

Takimi në Berlin synon të forcojë koordinimin mes Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë për hapat e ardhshëm drejt përfundimit të konfliktit dhe garantimit të sigurisë afatgjatë të Ukrainës./dritare.net