Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës! Ja oraret kur ndalohet qarkullimi!

Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës! Ja oraret kur

Qarkullimi i automjeteve në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në segmentin nga Mbikalimi i Kamzës deri te Mbikalimi i Kasharit, do të bllokohet sonte në të dyja senset e lëvizjes.


Bllokimi do të nisë në orën 22:00 të kësaj të enjteje, 19 nëntor, dhe do të zgjasë deri në orën 05:00 të mëngjesit të së premtes.


Shkak janë punimet për montimin e trarëve të mbikalimit të Nyjes së Laknasit, në kuadër të fazës së tretë të zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërprerja e qarkullimit do të prekë rrugën dytësore në krahun e djathtë të segmentit Kamëz-Kashar, ndërsa në zonën ku po kryhen punimet do të vendoset sinjalistikë e përkohshme për orientimin e drejtuesve të mjeteve.


Shoferëve që do të udhëtojnë gjatë këtyre orëve u kërkohet të planifikojnë paraprakisht rrugën që do të ndjekin dhe të respektojnë udhëzimet e punonjësve që do të menaxhojnë trafikun.