Video/ Protestuesit djegin tregun e Pazarit të Ri
Tuesday 13 October 2026, 21:09
Dritare.net

Protesta e kësaj të marte në Tiranë ka vijuar me akte dhune dhe dëmtime, ndërsa raportohen zjarre edhe në zonën e Pazarit të Ri.
Pas Bashkisë disa protestues janë zhvendosur pranë Pazarit të Ri, ku i kanë vënë flakën tregut në këtë zonë. Ende nuk ka të dhëna të plota mbi përmasat e dëmeve dhe nëse ka persona të lënduar nga ky incident.
Protesta, e cila nisi pranë Ministrisë së Arsimit, është shoqëruar me përplasje me policinë, dëmtim të bizneseve dhe sinjalistikës rrugore, si dhe djegie të orendive dhe materialeve në rrugë./K.C/dritare.net