Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gerti Shella: Shpërthimi me tritol i makinës së bashkëshortes së Idajet Beqirit, akt i rëndë terrorist

Gerti Shella: Shpërthimi me tritol i makinës së

Pas shpërthimit me tritol në automjetin e bashkëshortes së avokatit Idajet Beqiri, avokati Gerti Shella ngre shqetësimin për përshkallëzimin e akteve të dhunshme dhe rrezikun që ato paraqesin për sigurinë publike.

Shpërthimi i fundit, pranë shkollës “Pjetër Budi”, shkruan ai, i shtohet një serie ngjarjesh të ngjashme të regjistruara në vend gjatë javëve të fundit.

Përsëritja e këtyre akteve sipas avokatit, kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet, zbardhjen e ngjarjeve dhe marrjen e masave konkrete për garantimin e jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

"Shperthimi ka ndodhur vetem pak metra larg perimetrit te shkolles Pjetr Budi. Po ashtu, lagja ku ndodhi shperthimi eshte e mbipopulluar, ka shume zyra dhe gjendet prane Gjykates Civile Tirane, me e madhja ne vend.
Ky behet shperthimi i nente me tritol ne vetem nje muaj e gjysem (Shtator-13 Tetor), duke konfirmuar klimen e rende te terrorit qe rendon tashme mbi qytetaret shqiptare. Kjo mund te jete situata me e keqe pas '97 sa i takon sigurise se jetes ne vend. Eshte vetem kujdesi i atyre vendosin tritolin qe shperthimi nuk vret njerez..nese do te donin, ata mund te benin kerdine ne Shqiperine e viti 2026....
ja bilanci: Muaji Shtator 2026 (5 shpërthime)
• 3 Shtator (Durrës - 2 shpërthime): Dy shpërthime ndodhën brenda pak minutave. I pari në derën e një lokali në lagjen nr. 11 (në pronësi të shtetasit G.K.) dhe i dyti në derën e një garazhi në zonën e Shkallnurit. Të dy shkaktuan vetëm dëme materiale.
• 4 Shtator (Vorë): Një sasi e vogël lënde plasëse shpërtheu në derën e banesës së shtetasit F.Sh., duke shkaktuar dëme të lehta materiale.
• 12 Shtator (Kamëz/Bathore): Tritol u vendos në portën e banesës së një 36-vjeçari në rrugën "Rozafa", me pasojë vetëm dëme materiale.
• 12 Shtator (Shkodër): Një shpërthim u regjistruar në oborrin e banesës së një 60-vjeçari pranë godinës së Bashkisë, ku autori dyshohet se u maskua si korrier picash. Ndodhën vetëm dëme materiale.
Muaji Tetor 2026 (3 shpërthime deri më 13 Tetor)
• 7 Tetor (Elbasan): Lëndë plasëse shpërtheu në derën e jashtme të rrethimit të banesës së një 69-vjeçari në lagjen “Çlirimi”. Ngjarja solli vetëm dëme materiale.
• 9 Tetor (Kamëz/Bathore): Një tjetër shpërthim u regjistrua në murin rrethues të banesës së një 55-vjeçari rreth orës 05:05 të mëngjesit.
• 10 Tetor (Gjirokastër): Një atentat i rëndë me rreth 300 gram tritol ndodhi në lagjen "18 Shtatori" në automjetin e shtetasit B.D. (i cili humbi jetën), ndërsa mbeti i plagosur shtetasi R.M..
• 13 Tetor (Fier): Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 02:00, tritol u vendos në derën e jashtme të një subjekti privat në lagjen "Kastriot", duke shkaktuar vetëm dëme materiale"./L.F-dritare/net