Disa të plagosur në protestë/ Shefi i Traumës: Nuk ka në intubim. Gjendja më e rëndë është e 19-vjeçarit
Tuesday 13 October 2026, 23:11
Dritare.net

Në një deklaratë për mediat, shefi i Urgjencës së Traumës, Agustin Suma, ka deklaruar se gjendja me e rënduar është e 19-vjeçarit që i është thyer këmba.
“Kryesisht kanë qenë me dëmtime të lehta. Rasti i fundit ishte me një frakturë e kërcirit të djathtë. Ritheksoj që nuk ka asnjë pacient të intubuar apo humbje jete. Djali me këmbën e thyer do shtrohet në pavionin e ortopedisë, djali është në gjendje të stabilizuar. Gjendja e pacientëve është e stabilizuar”, tha ai./dritare.net