Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, digjet edhe Raiffeisen Bank

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, digjet edhe Raiffeisen

Protesta e studentëve në Tiranë është përshkallëzuar, duke u shoqëruar me dëmtime të pronës dhe incidente me zjarr në disa zona të kryeqytetit.

Në ambientet e Raiffeisen Bank janë marrë dokumente dhe është dëmtuar një zyrë, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta. Më herët, edhe ambientet e IUTE Credit u përfshinë nga flakët.

Situata është tensionuar edhe në kryqëzimin e Rrugës së Durrësit me sheshin Skënderbej, ku zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ndërsa tymi i zi ka mbuluar një pjesë të qendrës së Tiranës. Flakët po përhapen drejt pemëve pranë zonës, duke shtuar rrezikun.

Ndërkohë, protestues me maska kanë dëmtuar dhe u kanë vënë flakën semaforëve në rrugën që të çon drejt sheshit Skënderbej. Ata kanë përdorur gjithashtu stola plastikë për të krijuar një bllokadë në rrugë.

Protestat, të cilat kanë nisur prej ditës së djeshme, kanë në fokus kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Situata në kryeqytet vijon të mbetet e tensionuar./L.F-dritare.net