Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protestuesit sulmojnë Ministrinë e Ekonomisë dhe KQZ-në

Protestuesit sulmojnë Ministrinë e Ekonomisë dhe KQZ-në


Protestat në Tiranë vijojnë edhe pas më shumë se 10 orësh, ndërsa raportohen akte të tjera vandalizmi dhe dëmtime në institucionet shtetërore. Protestuesit kanë arritur të hyjnë në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, nga ku kanë nisur të nxjerrin sende dhe orendi. Mes tyre raportohet edhe një printer.

Ndërkohë, dëmtime janë shkaktuar edhe në godinën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku janë thyer xhamat.

Ngjarjet vijnë pas një dite të gjatë protestash, të shoqëruar me përplasje dhe dëmtime të pronës publike e private në disa zona të kryeqytetit. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit vijojnë të qëndrojnë në rrugët e Tiranës./dritare.net