Berisha: Vendi po shkon drejt një konflikti të gjerë
Dritare.net

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Shqipëria po shkon drejt një konflikti të gjerë, duke akuzuar qeverinë për përdorim të dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve në Tiranë.
Në reagimin e tij, Berisha u shpreh se nxënës në Korçë, Vlorë dhe zona të tjera të jugut janë përfshirë në greva në shenjë solidariteti me studentët dhe protestën e tyre.
Ai akuzoi policinë për ndalimin e mbi 150 personave, të cilët, sipas tij, nuk kanë lidhje me akte të paligjshme.
Berisha pretendoi gjithashtu se gjatë natës policia ka ushtruar dhunë në konviktet e studentëve, duke thyer xhama dhe përdorur spraj ndaj vajzave. Sipas tij, deklarata e kryeministrit Edi Rama se nuk do të japë dorëheqjen ka shtuar më tej revoltën mes qytetarëve.