Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protestat në Tiranë, dita e katërt: Bllokohen rrugët, digjen koshat dhe shkulen kangjellat

Protestat në Tiranë, dita e katërt: Bllokohen rrugët, digjen

Protestat në Tiranë vijojnë për të katërtën ditë radhazi. Mes protestuesve vërehen edhe persona të maskuar.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë vijuar të bllokojnë rrugët duke vendosur kosha mbeturinash në segmente të ndryshme, disa prej të cilëve janë djegur. Po ashtu, ata janë ulur përkohësisht në rrugë dhe kanë shkuluar kangjella.

Ndalesa e parë e protestuesve ishte Ministria e Ekonomisë, ndërsa më pas marshimi vijoi drejt Ministrisë së Arsimit. Lëvizja e protestuesve vazhdon në kryeqytet, pa një itinerar të përcaktuar qartë./L.F-dritare.net