Përplasje para Kryeministrisë, policia largon protestuesit me gaz lotsjellës
Friday 16 October 2026, 17:05
Dritare.net

Forcat e policisë kanë ndërhyrë me forcë ndaj protestuesve që kanë hedhur gurë në drejtim të tyre, duke nisur një ofensivë për shpërndarjen e turmës.
Përmes përdorimit të ujit dhe gazit lotsjellës, efektivët kanë arritur t’i shtyjnë protestuesit më pas, duke i larguar nga zona përpara Kryeministrisë.
Ndërkohë, pas goditjes së një operatori gjatë ditës së sotme, policia ka vendosur një perimetër sigurie për mediat, me qëllim përcaktimin e një zone të posaçme për pozicionimin e gazetarëve dhe kamerave./dritare.net