Nga Shkumbin Kajtazi
E di qe ne kohera si keto, populizmat si te kesaj vajzes i pelqejne mases. Por, cka ka te vertete ne to?!Fjalite qe ndezen rrjetin ishin: "per pese vite te studimit, kam punuar dhe shkuar ne shkolle"; "kemi jetuar me goca qe s'i kemi njohur, per te ndare qirane"; "si mund t'i bleje une si 22 vjeçare ato pallate 300 mije euro?"
Dhe, kur kalon euforia, natyrshem shtrohen pyetjet:
- Ne cilin vend te botes studentet nuk punojne gjate studimeve?!
- Ne cilin vend te botes studentet qe nuk jetojne ne konvikte, arrijne te paguajne banesa te vetem dhe te jetojne ne luks?!
- Ne cilin vend te botes 22 vjeçaret mund te blejne banesa 300 mije euroshe ne qender te kryeqytetit?!
Pra, fjalite qe ju duken pasqyrim i mjerimit, ne fakt jane realiteti i studenteve kudo ne bote. Studentet mbajne edhe pune qe financon studimet, edhe studiojne. Madje ne Ameriken e zhvilluar i mbajne edhe nga dy puna. Po ashtu, studentet ndajne qirane me cimere dhe kjo eshte gjeja me e zakonshme ne cdo vend. Mbi te gjitha, ne asnje vend te botes 22 vjeçaret nuk mund te blejne fare banese, e lere me ne qender te kryeqytetit.
Dhe, pashmangshem mund te themi se problemi shpeshhere jane pritjet. Nese pret qe nuk do te punosh, por do te jetosh ne luks gjate studimeve, nese pret qe do te jetosh vetem ne banese 100 metra katrore ose qe do te blesh gjate studimeve banese ne qender te kryeqytetit, natyrisht qe do te perfundosh i deshperuar.
Keshtu qe, le te kthehemi ne realitet. Fjalet e kesaj goces me cfaredo matesi dalin te pasakta, e madje edhe te demshme per dike qe tash e mbas mund ta konsideroj normale te mos punoje gjate studimeve, te jetoj i vetem ne banesa te medha ose te bleje nje banese 300 mije euroshe.
Une e kuptoj nevojen per proteste. Kam bindjen se Edi Rama s'do duhej ta fitonte as mandatin e trete, e lere me te katertin. Por, kjo nuk i jep te drejte cdokujt qe me fjali koti te ndertoje nje narrative te paqendrueshme.
Protesta e dhunshme qe po quhet "e studenteve", nuk u parapri nga asnje proteste per sistemin e arsimit e as per kushtet e studimit. Thjesht krisen ne shkaterrim e djegie, dhe kjo nuk mund te jete e rastesishme.
Nisja e protestave qe para disa muajsh, korrespondon me nisjen e procesit te fundit per hyrjen e Shqiperise ne BE. Ato nisen pikerisht kur Shqiperia nisi te mbyll kapitujt e integrimit. Madje, kur krisi kjo e fundit me dhune brutale, ishte pikerisht dita kur u mbyll kapitulli 20 ne Bruksel. Rastesi?! Une besoj qe jo. Thjesht disa forca te erreta po mundohen ta zhagisin kete proces, e disa forca te brendshme po shpresojne qe e marrin pushtetin me vendin ne prag te BE-se dhe e fusin vet brenda.
Per fund, kosovaret nuk ish dashte me pase fytyre m'u merr me kete gje. Pushteti aktual e ka marre Kosoven shume larg Shqiperise ne zhvillim, nderkaq sot Shqiperia eshte vite drite larg, dhe keta njerez nuk guxojne ta thone nje fjale kunder ketij pushteti qe ka ngufatur vendin./dritare.net