
“Historitë e çmendura të Tiranës” është libri rekord i shitjeve, një gjetje letrare gjeniale që tregon dhe argëton me Tiranën e historive e personazheve fanstastike. Një libër i shkruar aq bukur, me gjithë atë çfarë Blushi di të bëjë me fjalën, historinë, fantazine dhe ironine. Një libër fiction por me personazhe reale.
Në një kohë kur lajmet na servirin vetëm zjarr dhe përplasje politike, ky libër është si pema e Vitit të Ri në mes të Tiranës: një dhuratë Krishtlindjeje ideale për gjithë ata që e jetojnë, e duan apo iu mungon e i mungojnë ketij qyteti.
Por gjejeni kujt nuk i pëlqen!
Dikujt që, me sa duket, do të donte ta shkruante vetë këtë histori. Por ai nuk është nga Tirana. Ai është drejtuesi i partisë që Blushi në libër e quan Partia e Konviktorëve.
Dhe ja ku jemi: Berisha sulmon librin dhe autorin.
Kur një libër bëhet bestseller dhe një politikan e sheh si kundërshtar, ndoshta historia që tregon libri ka gjetur lexuesit e vet./dritare.net