Vetëm pak ditë në detyrë, largohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë. Ja pse!
Dritare.net

Katie Zacharia po largohet nga detyra e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, vetëm pesë ditë pasi mori këtë post në administratën e presidentit amerikan Donald Trump.
Lajmi u bë i ditur pas raportimeve se ajo ishte shkarkuar nga detyra. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se Zacharia po largohet nga posti.
Presidenti Donald Trump kishte deklaruar më herët se i kishte sugjeruar Zacharias ta rishqyrtonte vendimin për të qëndruar në këtë detyrë, pas kritikave dhe vëmendjes së madhe mediatike me të cilat ajo u përball.
“Po të isha në vendin tënd, do ta rishqyrtoja”, tha Trump, duke shtuar se ajo ishte trajtuar padrejtësisht nga mediat.
Zacharia u emërua më 9 tetor, duke zëvendësuar Karoline Leavitt, dhe nisi punën të hënën. Konferenca e saj e parë për shtyp u shoqërua me kritika.
Gjatë ditëve të para në detyrë, ajo u përball edhe me pyetje mbi kualifikimet e saj profesionale, pasi pranoi se nuk e kishte kaluar provimin e jurisprudencës në Kaliforni.
Largimi pas vetëm pesë ditësh e bën qëndrimin e saj në këtë post një nga më të shkurtër në historinë e zëdhënësve të Shtëpisë së Bardhë./dritare.net