Protestuesit largohen nga Kryeministria, protesta zhvendoset në rrugët e Tiranës
Friday 16 October 2026, 19:07
Dritare.net

Protestuesit janë tërhequr nga zona pranë Kryeministrisë dhe kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës.
Gjatë lëvizjes në kryeqytet, disa prej tyre kanë nxjerrë koshat e mbeturinave në mes të rrugës dhe u kanë vënë flakën, me qëllim bllokimin e lëvizjes së autoboteve.
Koshat në flakë janë raportuar pranë Sheshit Skënderbej. Ndërkohë, marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit ka shkaktuar tensione dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve./dritare.net