Hiqen pllakat para Kryeministrisë para protestës së studentëve
Sunday 18 October 2026, 10:10
Dritare.net

Para Kryeministrisë kanë nisur punimet për heqjen e pllakave të trotuareve, në prag të protestës së gjashtë të studentëve në Tiranë.
Punonjësit e Bashkisë po largojnë pllakat nga trotuaret, me qëllim që protestuesit të mos i përdorin ato si gurë për të sulmuar institucionet apo efektivët e Policisë së Shtetit.
Masa vjen pas pesë ditësh protestash të shoqëruara me akte dhune dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Protesta nisi me kërkesat e studentëve për përmirësimin e kushteve në universitete, si dhe për më shumë mundësi punësimi dhe një të ardhme më të mirë. Tubimi i sotëm pritet të zhvillohet sërish para Kryeministrisë./dritare.net