
Nga Ridvan Cungu
Ne vitin e larget 1975 shkrimtari kanadez Artur Hejli do shkruante romanin Moneychangers I cili u perkthye dhe u botua ne shqip ne vitin 1987 me titullin Boset e Dollarit.
Ne qender te romanit eshte kriza financiare qe perfshiu USA ne fillim vitet 1970.
Kriza financiare e ketyre viteve filloj si rezultat I ngritjes se çmimeve te naftes nga organizata OPEC (1973 ) dhe rezultoj ne nji rritje te pakontrolluar te inflacionit. Sistemi bankar filloj te tronditej dhe te plasaritej. Ne vitin 1974 banka gjermane me filialin e saj ne New York Bankhaus Herstatt, falimentoj qe solli probleme te jashtezakonshme ne sistemin bankar amerikan dhe rrjedhimisht ne ekonomine amerikane. Falimentimi ndodhi brenda nates dhe krijoj nji stres financiar te pamatun si ne tregun financiar ashtu edhe ne humorin e qytetareve amerikane qe kursimet apo pagesat mujore te tyre kalonin nepermjet bankave.
Flasim per nji periudhe qe ATM ( apo bankomatet ne shqip ) kishin nji kohe teper te shkurter ne perdorim, teknologjia e tyre pa dyshim nuk ishte e avancuar dhe ashtu si çdo gja e re nuk ishte perqafuar nga shumica e popullsise. Patjeter ashtu si edhe sot edhe per ate perqindje te ulet te popullsise perdoruese kishte kufizime te limiteve ditore nga keto makina te automatizuara per terheqje ditore.
Rrjedhimisht depozituesit duhej te drejtoheshin ne zyrat bankare per te terheqe depozitat e tyre.
Ashtu siç e pershkruan edhe Hejli ne romanin e tij ky humor i prishur solli me te drejte nji vershim te depozituesve ne zyrat bankare te cilet te trembur nga pamundesia ( reale ), e bankave per tju kthyer qytetarve depozitimet do sillte ( dhe qe solli ne fakt ne ate kohe ) falimentimin e shume bankave kryesisht te vogla ne pamundesine e kthimit te parave fizike tek qytetaret.
Shembull me i fresket eshte Greqia ku bankat ne vitin 2015 mbyllen bankat dhe lane te hapura vetem ATM ( bankomatet ) ku çdo posedues i nji karte mund te terhiqte vetem 60 euro ne dite. Nqs nuk i terhiqje apo ATM nuk kishte para fizike atehere ti kete shume nuk mund ta merrje diten tjeter apo per nji dite te terhiqje ate qe ishte psh shuma javore prej 420 euro.
Me kalimin e kohes si rezultat i masave te marra nga qeveria dhe i paketes financiare te afruar nga BE si dhe FMN gjendja filloj te permirsohej. Si fillim u krijua mundesia te terhiqej shuma javore dhe me kalimin e disa viteve keto shterngesa u eliminuan plotesisht.
Te kthehemi tek titulli i ketij shkrimi.
Duke qene se kam jetuar Shqiperine e viteve 1990 te gjithe ne qe kemi relativisht nji fare moshe kujtojme shkaterrimet e viteve 1991-1993 dhe sidomos ne fushen bankare te viteve 1997-1998.
Megjithe shkatrrimet dhe vjedhjet e bankave sidomos ne vitet 1997-1998 ekonomia shqiptare bazohej ne pagesat me leke ne dore, njerezit paguheshin me bordero, tregu informal ishte ne kulmin e tij. Pasojat megjithate do ndiheshin, ne janar- shkurt 1998 dollari amerikan ( monedha baze e ekonomise ne ate kohe ) do arrinte ne shifra kembimi vrasese per ekonomine e qytetarve shqiptare 1$ USA me 200 leke.
Po sot çfare ndodh ne keto protesta majtiste. Nji dore e “kujdesshme” po sulmon bankat, ATM ( bankomatet ) zyrat postare te pagesave te pensioneve, jo per ti vjedhur por thjesht per ti shkatrruar qe e ban te paperdorshme per nji perqindje shume te nalte te popullsise qe te terheq te ardhurat ( paga + pensione) , per bizneset qe te kryejne veprimet e domosdoshme bankare . Sot ne ekonomine shqiptare shumica e pagesave ( blerjeve ) vazhdon te behet me leke ne dore ( cash ), ne pamundesi qe njerezit te jetojne, te blejne ushqime apo te plotesojne çdo nevoje tjeter.
Kjo sjell jo vetem pamundesine per te plotesuar nevojat jetike por edhe nji kaos te plote ne ekonomi, bizneset mbesin te bllokuara, pamundesia e qarkullimit te monedhes do bllokoje ekonomine.
Personalisht une nuk mendoj qe “grupi I zjarrit” ka pase ate intiligjence personale qe ta mendoje kaq holle. Duke degjuar nji person i deklaruar si student dhe demonstrues qe thoshte ne nji interviste live ne televizion qe per mendimin e tij bankat duheshin sulmuar e shkatrruar mendja me shkon tek “keshilltaret” e tij qe e kane menduar ma se miri jo vetem shkatrrimin e ekonomise shqiptare ( qe per here te pare kishte te ardhura mbi planifikimin) por edhe nji paralize te plote te sistemit bankar, gje qe nqs ndodh nuk do rimekembet aq shpejt sa ndonji mendje ndritur mund te mendoje.
Greqise nji vendi antar te BE ju deshen 4 vjet te hiqte kufizimet ne sistemin bankar, 4 vite qe sollen veshtirsi ne jeten e perditshme te qytetareve te vet si edhe te bizneseve te saja qe ishin edhe te çertifikuara ne arenen nderkombetare.
Ne nuk jemi ne kushtet e Greqise, ne nuk do kemi ato ndihma qe BE, FMN apo Banka Boterore i dhane Greqise gja qe ndikoj ne menyre absolute ne rimekembjen e sistemit financiar grek per 4 vite.
Prandaj ju lutem kush do qe do e lexoje kush do qe e do kete vend, ndalni shkatrrimin e sistemit bankar.
Do na duhen 20-30 vjet per te arrite nivelet e sotme.
Shqiperia eshte e jona dhe jo e kesaj klase politike qe kemi sot ( pushtet +opozite), eshte e femijve dhe e femijeve te femijve tane. Ky vend do mbrojt dhe jo shkaterru./dritare.net