Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama fton protestuesit për dialog: Takohemi në Kryeministri ose fakultet

Rama fton protestuesit për dialog: Takohemi në Kryeministri ose

Kryeministri Edi Rama deklaron se shteti nuk do të tërhiqet përballë dhunës gjatë protestave në Tiranë, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që kërkojnë dialog të takohen me të në Kryeministri, në fakultet apo në një format tjetër komunikimi. Rama iu drejtua edhe të rinjve që marrin pjesë në protestë, duke bërë dallimin mes atyre që protestojnë paqësisht dhe personave të maskuar që, sipas tij, sulmojnë policinë me gurë dhe mjete të forta.

‘Shteti nuk dorëzohet përpara gurëve dhe kush dorëzohet nuk e merr veten për vite. Ftoj këdo që do të bëjë dialog, këdo që do të më takojë, këdo që do të flasi me kamera me fotografi pa fotografi, në kryeministri, në fakultet, sim und ti bëjmë gjërat më mirë, por po flas me ato djem dhe vajza që rrinë atje jo për të gjuajtur me gurë, por në parajojë kanë gurët, maskat, dhe pastaj thonë na lëndoi policia. Aty nuk bëhet balet as nuk luhet futboll.
Kush më çon mesazh dhe gurë me maska mua dhe shtetin e ka përballë, kjo që po ndodh Shqipërinë do e bëjë më të fortë’, tha Rama./K.C/dritare.net