Rama: U neutralizua një dron me eksploziv që do të godiste Kryeministrinë
Sunday 18 October 2026, 08:08
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se dhuna e pesë ditëve të fundit në Tiranë nuk është protestë studentore, por sipas tij, një skenar i orkestruar nga opozita dhe agjentura të huaja. Në një lidhje live nga zyra e tij, mëngjesin e së dielës, Rama zbuloi gjithashtu se dy ditë më parë ishte neutralizuar një dron me eksploziv, i cili, sipas tij, synonte të godiste Kryeministrinë.
“Përpara 2 ditësh është neutralizuar një dron më eksploziv që do të godiste Kryeministrinë dike i bënë flakën e oborrit të brendshëm dhe imagjinoni pasojat. S’ka rini dhe s’ka student që i shkon mendja ta bërë në jetë këtë plan, kjo është një dorë e huaj”, tha Rama./K.C/dritare.net