Ambasada e SHBA për protestat: Dhuna nuk është angazhim qytetar!
Sunday 18 October 2026, 08:08
Dritare.net

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme, duke u bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore. Në deklaratën e saj, ambasada thekson se dhuna, lëndimi fizik i personave dhe shkatërrimi i pronës nuk përbëjnë angazhim qytetar, ndërsa u bën thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi.
"Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi.", shkruan Ambasada Amerikane./K.C/dritare.net