Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sulmi ndaj selisë së PS-së/ Balla-Berishës: Largoji urgjent njerëzit që çove atje

Sulmi ndaj selisë së PS-së/ Balla-Berishës: Largoji urgjent

Pak minuta pasi protestuesit sulmuan fasadën e selisë së Partisë Socialiste në Tiranë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i ka kërkuar Sali Berishës të largojë njerëzit e mbledhur aty, duke e akuzuar se qëndron pas sulmit dhe akteve të dhunës që po trondisin kryeqytetin prej 6 ditësh.

“O Sali, largoji urgjent njerëzit që çove tek selia e Partisë Socialiste!. Janë të gjithë njerëzit e tu të paguar nga ti dhe nga Agron Shehaj, Arlind Qorrri dhe duart e huaja. Kush donte prova e kujt është protesta besoj e mor”, shkruan Balla në Facebook, në postimin e rradhës në rrjete sociale përmes të cilave ia atribuon Berishës aktet e paprecedenta të dhunës që janë parë në kryeqytet këto ditë. /dritare.net