Shqipëria ka nevojë për më shumë dialog! Zëvendëskryeministrja Koçiu mesazh pas dhunës në Tiranë
Sunday 18 October 2026, 16:04
Dritare.net

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e tensionuar në Tiranë dhe dhunën e shënuar gjatë protestës.
Koçiu u bën thirrje protestuesve të ndalin aktet e dhunës, duke theksuar se ato nuk e mbrojnë një kauzë, por e dëmtojnë atë.
Ajo nënvizon se Shqipëria ka nevojë për më shumë demokraci dhe dialog, dhe jo për kaos e përplasje, ndërsa apelon për komunikim mes protestuesve dhe Qeverisë.
Reagimi i Koçiut:
"Dhuna nuk e mbron një kauzë, e shkatërron. Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë kaos. Ka nevojë për më shumë Europë. Nuk ka nevojë për më shumë dhunë. Ka nevojë për më shumë demokraci. Nuk ka nevojë për më shumë përplasje. Ka nevojë për më shumë dialog."/K.C/dritare.net