Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nisin përplasjet para Kryeministrisë, policia hedh gaz lotsjellës

Nisin përplasjet para Kryeministrisë, policia hedh gaz lotsjellës

Vetëm pak minuta pasi një pjesë e protestuesve mbërritën para Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë nisur përplasjet e para me Policinë.

Protestuesit kanë hedhur gurë dhe kapsolla në drejtim të efektivëve, të cilët qëndronin të rreshtuar në krye të bulevardit.

Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Ndërkohë, autobotët me ujë nuk janë vënë ende në përdorim./dritare.net