Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Algoritmi i zgjedh dhe i shënjestron/ Rama për ndikimin e TikTok-ut te fëmijët

Algoritmi i zgjedh dhe i shënjestron/ Rama për ndikimin e TikTok-ut te


Kryeministri Edi Rama ka ngritur shqetësimin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe të rinjtë, duke paralajmëruar për rrezikun e varësisë dhe largimit nga realiteti. Gjatë një takimi me mësuesit, Rama kërkoi që ata të dokumentojnë në mënyrë të detajuar ngjarjet e ditëve të fundit në shkolla, me qëllim identifikimin e problematikave dhe gjetjen e mënyrave për të ndërhyrë, si në aspektin e sigurisë, ashtu edhe në mbështetjen e nxënësve.

“Jemi në një front të përbashkët për të kompensuar agresionin e imazheve që fëmijët marrin nga Tik Tok dhe platformat e tjera, ku tanimë janë bërë pjesë e një jete paralele ku ata kujtojnë se zgjedhin, por në fakt algoritmi i zgjedh dhe i shënjestron njësoj si rrjetet e shpërndarësve të drogës, që i çojnë në mënyrë të vazhdueshme te varësia nga diçka që i ndan nga realiteti. Lavdi Zotit pjesa më e madhe e nxënësve është e shëndoshë. Por rreziku që kjo pjesa tjetër të bëhet gjithmonë më e madhe, është një rrezik real. Prandaj ju duhet të bazohemi te eksperienca juaj. Kemi dakordësuar me ministren dhe me disa këshilltarë të arsyeshëm edhe idenë që secili prej mësuesve të shkruajë edhe ditarin e këtyre ditëve, në mënyrë të detajuar, me një narrativë shumë të thjeshtë, çfarë ndodhi, si ndodhi. Jo për të pasur një dokument për ta çuar në një organ ligjzbatues, por për të pasur mozaikun e një historie që do na vlejë kur ta lexojmë. Kjo do të na ndihmojë se ku duhet të ndërhyjmë qoftë në aspektin e sigurisë, qoftë në aspektin e atyre individëve që janë tërhequr nga kjo flamë”, tha mes të tjerash Rama/K.C/dritare.net