Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama mbledh grupin parlamentar të PS-së, në fokus protestat e dhunshme në Tiranë

Rama mbledh grupin parlamentar të PS-së, në fokus protestat e

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në orën 09:00 grupin parlamentar të Partisë Socialiste, në një takim që do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit.

Në fokus të mbledhjes pritet të jetë situata e krijuar nga protestat e dhunshme në Tiranë, si dhe masat që pritet të ndërmerren ndaj personave që kryejnë akte dhune.

Takimi vjen në një moment tensionesh pas përplasjeve gjatë protestave të ditëve të fundit në kryeqytet./K.C/dritare.net