Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

VKM/ Miratohet shpërblimi për efektivët e Policisë

VKM/ Miratohet shpërblimi për efektivët e Policisë

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpërblimin financiar të 2 750 punonjësve të Policisë së Shtetit, të angazhuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestave.
Sipas vendimit, secili prej efektivëve do të përfitojë 269 120 lekë për angazhimin e shtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Efekti financiar i këtij vendimi arrin në 740 milionë e 80 mijë lekë dhe do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2026./K.C/dritare.net