Përplasjet në oborrin e Katedrales "Ngjallja e Krishtit", reagon Kisha Ortodokse
Dritare.net

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas përplasjeve të regjistruara në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, duke kërkuar respektimin e vendeve të shenjta dhe distancimin nga dhuna. Në reagimin e publikuar më 19 tetor, KOASH thekson se katedralja është një vend lutjeje dhe predikimi të paqes, ndërsa u bën thirrje palëve të gjejnë hapësirën e dialogut.
REAGIM
"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, pasi pa pamjet e ngjarjeve në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, shpreh shqetësimin dhe bën thirrje të respektohen vendet e saj të shenjta. Ato asnjëherë nuk janë hapësira konflikti e përplasjeje dhe nuk i pranojnë ato.
Katedralja “Ngjallja e Krishtit” është vend i shenjtë lutjeje, vend ku kryhen shërbesat e shenjta dhe ku predikohet kultura e paqes.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë bën edhe njëherë thirrje për distancim nga dhuna dhe gjetjen e hapësirës së dialogut.
Tiranë, më 19 tetor 2026", thuhet në deklaratë./K.C/dritare.net