Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kumbaro: Dhuna po u rrëmben fëmijëve orë nga jeta, kemi ngritur ekip psikologësh

Kumbaro: Dhuna po u rrëmben fëmijëve orë nga jeta, kemi

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka kërkuar forcimin e komunikimit mes shkollave, nxënësve dhe familjeve, në kushtet e situatës së krijuar nga protestat e dhunshme që prej disa ditësh po zhvillohen në Tiranë. Gjatë një takimi me drejtorët e shkollave, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Kumbaro njoftoi ngritjen e një ekipi psikologësh, të cilët do të jenë në dispozicion të nxënësve, prindërve dhe familjeve të prekura nga situata.

“Çdo orë që u’a merr dhuna, janë orë të rrëmbyera nga jeta e këtyre fëmijëve. Komunikimi është çelësi i suksesit. Kemi ngritur një ekip psikologësh që duhet të jenë në dispozicion të familjeve dhe prindërve. Çdo moment është një traum për ta dhe ne nuk do të lejojmë që ata ta kenë në historikun e jetës së tyre. Duke folur për Tiranën, ku kemi edhe problematikën më të madhe, në të gjitha shkollat e tjera ka vijuar procesi i mësimit normalisht, me shumë pak episode. Janë grupe që vijnë nga jashtë oborrit të shkollave që tentojnë të prekin stabilitetin dhe të krijojnë turbullira”, tha mes të tjerash ministrja Kumbaro./K.C/dritare.net