Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tensione te Ministria e Arsimit, policia shpërndan protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës

Tensione te Ministria e Arsimit, policia shpërndan protestuesit me ujë

Protesta pranë Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ku policia ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Në tubim janë të pranishëm studentë, pedagogë dhe të rinj, të cilët janë mbledhur për të protestuar pranë institucionit.

Situata është përshkallëzuar pasi protestuesit kanë hedhur me gurë ndaj forcave të policisë./K.C/dritare.net