Protestuesit lënë Kryeministrinë, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit
Tuesday 20 October 2026, 13:01
Dritare.net

Protestuesit kanë lënë ambientet përpara Kryeministrisë dhe janë zhvendosur në drejtim të Ministrisë së Arsimit, për të vijuar marshimin në rrugët e Tiranës.
Ndërkohë, grupi i pedagogëve, që iu bashkua më herët protestës, nuk ka vijuar marshimin me protestuesit e tjerë, por është larguar nga tubimi./K.C/dritare.net