Live/ Protestuesit refuzojnë sërish dialogun e Ramës, përmbysin karriget!
Dritare.net
Protestuesit refuzojnë sërish dialogun e Ramës, përmbysin karriget!
Një grup pedagogësh kanë dalë sërish këtë të mërkurë në protestë, në mbështetje të studentëve. Ata u mblodhën fillimisht para Universitetit Politeknik të Tiranës, prej nga marshuan drejt Kryeministrisë.
Me të mbërritur para godinës së qeverisë, protestuesit përmbysën karriget e vendosura edhe sot nga kryeministri Edi Rama, në kuadër të thirrjes së tij për dialog. Edhe këtë herë, ata refuzuan simbolikisht ftesën për bisedime.
Një ditë më parë, Kryesia e Sindikatës së Universiteteve shpalli bojkotin e mësimit. Sindikata ka akuzuar policinë për përdorim të dhunës ndaj protestuesve dhe ka kërkuar hetim të pavarur për ndërhyrjet e efektivëve që prej 13 tetorit./K.C/dritare.net