Sali Berisha akuzon djalin e Pjerin Ndreut
Dritare.net

Sali Berisha ka ngritur pretendimin se Pjerin Ndreu, së bashku me të birin, po përgatit krijimin e një force të re politike, të cilën e cilëson si parti rezervë të Partisë Socialiste.
Në një reagim në Facebook, Berisha shkruan: “Padrino ngarkon Pjerin Ndreun me të birin të krijojë partinë rezervë të Partisë së Krimit!”.

Pas këtij pretendimi ka reaguar Kristian Ndreu, i cili ka mohuar se mesazhi për krijimin e një force të re politike është shkruar prej tij. Ai e ka akuzuar Berishën për publikimin e akuzave pa verifikuar më parë vërtetësinë e tyre.

Në reagimin e tij, ai e akuzon kreun e Partisë Demokratike se po i përdor bisedat e studentëve për interesa politike, duke rikujtuar gjithashtu ngjarje të së kaluarës, si viti 1997, Gërdeci dhe 21 Janari.
“Sali Berisha, para se te besh akuza publike dhe te ndertosh teori konspirative, te pakten sigurohu se kujt i perkasin mesazhet qe publikon! Sic shihet qarte nga biseda origjinale, mesazhi per krijimin e nje force te re politike nuk eshte shkruar nga une. Por mesa duket, per ty e verteta ka pak rendesi kur ne mes jane interesat e tua politike. Eshte ironike qe nje njeri qe ka ne politiken shqiptare mbi 30 vite, te merret me bisedat e studenteve dhe perpiqesh t’i paraqesesh si komplot. Viti 1997, Gerdeci, 21 Janari e shume te tjera, jane pjese e historise politike per te cilen ti mban pergjegjesi dhe qe shqiptaret nuk e harrojne. Ke pasur pushtetin, kohen dhe mundesine per ta bere Shqiperine nje vend me te mire, por sot je simbol i nje politike qe ka prodhuar dhune dhe urrejtje. Nese mendon se duke permendur emrin tim dhe te familjes sime do te na trembesh, e ke gabim! Une kam zgjedhur te angazhohem per studentet dhe nuk kam ndermend te behem pjese e dhunes dhe manipulimeve qe ti perfaqeson. Shqiperise i ke marre mjaftueshem kohe Sali, mos u perpiq t’i marresh edhe te ardhmen”!/Dritare.net