Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Live/ Pedagogët në protestë, bashkohen dhëndri dhe vajza e Berishës

Live/ Pedagogët në protestë, bashkohen dhëndri dhe vajza e

Pedagogët i bashkohen protestës në Tiranë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Një grup pedagogësh i janë bashkuar protestës që po zhvillohet në Tiranë, pasi kanë firmosur një peticion ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kujdestare.

Mes protestuesve janë edhe Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Argita Berisha.

Sipas të dhënave të raportuara, rreth 1300 pedagogë, nga afro 10 mijë anëtarë të personelit akademik në vend, kanë nënshkruar peticionin që kërkon largimin e Ramës nga detyra.

Nismës i janë bashkuar edhe figura të tjera të afërta me Partinë Demokratike./K.C/dritare.net