Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama dhe liderët e rajonit në Mal të Zi, mbahet sot Samiti i Procesit të Berlinit

Rama dhe liderët e rajonit në Mal të Zi, mbahet sot Samiti i

Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit mbahet sot në Miloçer të Malit të Zi, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, kancelarit gjerman Friedrich Merz dhe drejtuesve të tjerë të rajonit.

Në takim do të jenë të pranishëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kryeministri kroat Andrej Plenkoviç dhe kancelari austriak Christian Stocker.

Samiti do të mbledhë gjithashtu zyrtarë të lartë evropianë, mes tyre ministrin e Jashtëm italian Antonio Tajani, ministrin francez për Evropën Benjamin Haddad dhe komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.

Në fokus të diskutimeve do të jenë bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian. Kos pritet të zhvillojë takime me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç, dhe kryetarin e Kuvendit, Andrija Mandiç, për procesin e anëtarësimit në BE dhe reformat e nevojshme.

Në samit pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Bankës Botërore, Bankës Evropiane të Investimeve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim./dritare.net