Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama paralajmëron regjistër për protestuesit e dhunshëm: Do t’u mbyllim aksesin në aeroporte e hotele

Rama paralajmëron regjistër për protestuesit e dhunshëm: Do

Kryeministri Edi Rama paralajmëron masa të ashpra ndaj personave që përfshihen në akte dhune gjatë protestave. Kreu i qeverisë tha se do të krijohet një regjistër për protestuesit e dhunshëm, ndërsa paralajmëroi kufizimin e aksesit të tyre në aeroporte, hotele dhe mjete transporti. Rama bëri të ditur gjithashtu se ka nisur bashkëpunimi me vendet e Bashkimit Europian për të kufizuar hyrjen e personave të përfshirë në akte dhune, si dhe se do të investohet në teknologji për identifikimin e protestuesve të maskuar.

“Ata që u turrën me gurë e me zjarr mbi banka, me një skenar djallëzor për të nxitur panik, ndërkohë që në sportelet e bankave nuk kanë asgjë për të marrë, duke shkulur ATM-të për të marrë brenda tyre para. Ndërkohë që ato janë në shërbim të të gjithëve dhe duhet të kthehen një orë e më parë. Ne do të nxjerrim paketën e masave, por duke investuar me shpejtësi në teknologji, do të nisim anonimizimin e profileve që nxisin dhunë. Do t’i zbulojmë ata që janë me kapuç, edhe sikur të rrinë me kapuç, edhe sikur ta mbulojnë të gjithë fytyrën, se do t’i ndjekim këmba-këmbës, përveç syve të teknologjisë.

Largohuni nga ajo dhunë një orë e më parë. Do të vijë fatura në familje, do të paguajë familja. S’do të marrë shërbim nga shteti familja e një të mituri që vjen dhe djeg pronat e një tjetri. Ne do të vendosim në regjistër njerëzit e dhunshëm, do t’u mbyllim shumë aksese nëpër aeroporte, hotele, trena, të gjitha mjetet e transportit. Dhe do të bashkëpunojmë, dhe e kemi nisur punën me vendet e BE-së, për t’u ndaluar aksesin në ato vende si njerëz të dhunshëm. Dhuna s’ka për të pasur vend në këtë vend. Dialogu, shkëmbimi i ideve, ballafaqimi demokratik, ulja në tryezë për të gjetur rrugë të reja, të cilat mund të na shërbejnë, siç na shërbyen në protestën e 2018-ës", tha Rama.