Plas sherri në Kuvend/ Noka i heq me forcë mikrofonin Taulant Ballës
Thursday 22 October 2026, 10:10
Dritare.net
Seanca plenare e kësaj të enjteje nisi me përplasje mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.
Teksa Taulant Balla mori fjalën për të folur, deputeti i PD-së, Flamur Noka, iu afrua dhe i hoqi me forcë mikrofonin.
“Asnjë deklaratë nuk e justifikon dhunën. Policia po përmbush detyrën që ka”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.