Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sherr i fortë në Kuvend/ Monenti kur deputeti demokrat gjuan ish-ministrin socialist

Sherr i fortë në Kuvend/ Monenti kur deputeti demokrat gjuan

Situatë e tensionuar është shënuar këtë të enjte në seancën plenare të Kuvendit.

Deputeti i PD-së, Fidel Kreka, është afruar fillimisht te deputetët e PS-së, ku ka pasur përplasje verbale. Më pas, ish-ministri Ervin Hoxha iu afrua për të qetësuar situatën, por Kreka e shtyu me të dyja duart.

Në këtë moment, situata u agravua, ndërsa Hoxha tentoi të reagonte. Ndërhyrja e Gardës dhe e deputetëve të tjerë shmangu përshkallëzimin e mëtejshëm të përplasjes./K.C/dritare.net