Një grup protestuesish janë mbledhur në rrugën “George W. Bush”, pranë Kuvendit të Shqipërisë.
Herë pas here, nga turma dëgjohen thirrjet “Poshtë diktatura”, ndërsa situata për momentin paraqitet e qetë.
Përmes një pankarte, protestuesit thonë se pavarësisht ftesës për dialog, kryeministri Rama pranon vetëm monolog.
“Edi Rama kërkon dialog? Dialog është vetëm një fjalë për të tjerët. Në realitet, Edi Rama nuk pranon dialogun, ai bën vetëm monolog!”, thuhet në pankartë./K.C/dritare.net