Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PS kërkon përjashtim të 20 deputetëve të PD-së nga Kuvendi

PS kërkon përjashtim të 20 deputetëve të PD-së nga

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga punimet e Kuvendit me 60 ditë për Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Fidel Krekën, Luçiano Boçin, Edi Palokën, Besart Xhaferrin, pasi tensioneve dhe kaosit të shkaktuar sot në Kuvend. Përjashtim me 10 ditë kërkojnë edhe për 14 deputetët Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, lvi Kaso, Zija Ismaili, Blendi Himçi.

“I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit, Të nderuar anëtarë të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, Në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë të datës 22 tetor 2026, që në fillim të seancës plenare u regjistruan incidente të rënda, të shoqëruara me fyerje, provokime dhe sulme fizike nga deputetë të opozitës, duke cënuar rëndë rendin dhe zhvillimin normal të seancës plenare.



Siç duket edhe nga pamjet dhe videot bashkangjitur kësaj kërkese, por edhe nga publikimet në media, sapo po lexohej Rendi i Ditës nga drejtuesi i seancës deputeti Flamur Noka i është drejtuar foltores, duke goditur mbi të, dëmtuar mikrofonin e foltores dhe më pas i’u drejtua me fjalë fyese Kryetarit të Kuvendit.

Në vijim këto veprimeve të rënda të kryera nga deputeti Flamur Noka, u mbështetën edhe nga deputetë të tjerë anëtarë të grupeve parlamentare të opozitës. Në momentin që filloi votimi i kalendarit dhe programit të Kuvendit, deputeti Belind Këlliçi mbajti qëndrimin kundër në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në kushtet që kishte bllokuar foltoren në bashkëpunim me deputetë të tjerë të opozitës. Sipas procedurës Kryetari i Kuvendit i dha fjalën Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste zotit Taulant Balla.

Në këtë moment deputeti Belind Këlliçi, jo vetëm që nuk liroi foltoren por shkuli pajisjet e foltores dhe me to vijoi të godiste foltoren. Sapo zoti Balla filloi të fliste deputeti Flamur Noka ka sulmuar fizikisht deputetët me shishe uji deputetët e Partisë Socialiste.

Siç vërehet nga pamjet filmike deputetët Ervin Hoxha, Arkend Balla, Fadil Nasufi, Agron Malaj, Bujar Rexha etj janë sulmuar dhe fyer nga këta deputetë gjatë procesit të votimit. Gjithashtu deputetët, Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili, Blendi Himçi kanë marrë pjesë në bllokimin e foltores duke penguar zhvillimin e rregullt të seancës plenare.

Sjellja e këtyre deputetëve përbën shkelje të rënda të normave të etikës dhe disiplinës parlamentare, duke cenuar autoritetin e Kuvendit dhe kushtet për ushtrimin e rregullt të veprimtarisë parlamentare. Veprimet e deputetëve të sipërcituar u shoqëruan me bllokim të foltores së Kuvendit, tensione dhe zhurmë të vazhdueshme nga deputetë të tjerë të opozitës, duke penguar zhvillimin e rregullt të procedurës së votimit”, thuhet në kërkesën e deputetëve të PS.