Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama thirrje për dialog, vendos një tavolinë guri para Kryeministrisë!

Rama thirrje për dialog, vendos një tavolinë guri para

Kryeministri Edi Rama ka vijuar thirrjet për dialog me protestuesit, duke sjellë një tjetër simbolikë para godinës së Kryeministrisë. Pas karrigeve të vendosura në ditët e mëparshme, të cilat u thyen nga protestuesit këtë herë para zyrës së tij është vendosur një tavolinë me mbishkrimin “Dialog”.


Ai ka vendosur një tavolinë guri, e rrethuar me disa ndenjëse ku janë vendosur fletë me fjalën “Dialog”. Kryeministri ka publikuar pamjet në rrjetet sociale, duke i shoqëruar me përshëndetjen “Mirëmëngjes”.


Ku gjest i ri simbolik vjen pas tensioneve të dy ditëve të fundit, kur Rama kishte nxjerrë karrige para Kryeministrisë si një ftesë simbolike për t’u ulur dhe për të biseduar me protestuesit.