Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Digjet Dritare TV. Flet Rudina Xhunga

Digjet Dritare TV. Flet Rudina Xhunga


Dritare TV është djegur. Zjarri në ambientet e Kompleksit Kika 2, ku televizioni online ndodhet me qira, la pas dëme të mëdha në regjinë e transmetimit të televizionit.

Drejtuesja e Dritare TV, gazetarja Rudina Xhunga, rrëfen momentet e vështira kur zjarri, që nisi nga tubat e aspirimit të restorantit “Fish Shop”, u përhap në regjinë e televizionit, ndërsa sapo kishte përfunduar xhirimi i dy emisioneve.

Digjet Dritare TV. Flet Rudina Xhunga


“Po digjeshim”, shprehet Xhunga, duke kujtuar momentet kur prioritet ishte nxjerrja e njerëzve jashtë, fikja e automateve dhe mbërritja e zjarrfikësve, të cilët ajo i falënderon për ndërhyrjen e shpejtë.

Shuarja e zjarrit dhe shkrirja e tubave të shkarkimit të ujërave dhe të shiut shkaktuan përmbytjen e ambienteve. Edhe sot, uji vijon të depërtojë në hapësirat e dëmtuara.

Gazetarja bën të ditur se janë bërë kallëzime në Prokurori dhe Polici, ndërsa përmes një mesazhi u drejtohet ndjekësve të Dritare TV.

“Na falni për këtë periudhë me pak aktivitet! Por do të vijojmë të jemi bashkë”, thotë drejtuesja e televizionit, Rudina Xhunga./dritare.net