Protestat e dhunshme në Tiranë, çfarë vendosi gjykata për 10 të arrestuarit
Friday 23 October 2026, 13:01
Dritare.net

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 10 protestues, mes tyre edhe një të mitur 14-vjeçar, të arrestuar pas protestave të dhunshme në kryeqytet.
Gjykata e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tyre, por ka vendosur që ata të hetohen në gjendje të lirë, me detyrimin për t'u paraqitur pranë autoriteteve sipas përcaktimeve të vendimit gjyqësor./dritare.net