Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ergys Verdho në SPAK, ish-drejtori i ARRSH-së dhe KESH-it: Kam ardhur për histori të vjetra!

Ergys Verdho në SPAK, ish-drejtori i ARRSH-së dhe KESH-it: Kam ardhur

Ergys Verdho është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është pyetur për çështje të mëparshme. Pas daljes nga ambientet e prokurorisë, ai u shpreh shkurt para gazetarëve se ishte thirrur për “histori të vjetra”.

I pyetur nëse kishte dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Hekurudhave Shqiptare dhe nëse kjo i ishte kërkuar, Verdho u përgjigj shkurt: “Po, po”, pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Verdho ka drejtuar më herët Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Gjatë kohës kur Belinda Balluku drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ai ka qenë një nga bashkëpunëtorët e saj.

Paraqitja e tij në SPAK vjen në një kohë kur Prokuroria e Posaçme po vijon hetimet për çështjen ku është përfshirë edhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, si dhe disa zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi çështjen konkrete për të cilën është thirrur Verdho apo mbi përmbajtjen e deklarimeve të tij në SPAK./K.C/dritare.net